Resource center - Legislation - Albania
Vendim_i_KM_671_29.07.2015_2-law-to-promote-ecotourism-and-its-practices
The newest law : TAX DECREASE FOR AGRITOURISM ENTREPRENEURSHIP:
LIGJ
Nr. 40/2018
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E
SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhet kjo shtesë:
Neni 1
Në nenin 49, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Për strukturat, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas
legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit, aplikohet shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e
shtuar 6 për qind për furnizimin e shërbimit të akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të
pijeve. Personi i tatueshëm, që aplikon shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për
qind, është personi i regjistruar me NIPT/NUIS, vetëm për zhvillimin e veprimtarisë pritëse të
certifikuar si “agroturizëm””.
Neni 2
Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019.
Miratuar në datën 9.7.2018
Shpallur me dekretin nr. 10843, datë 26.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 111, datë 30.07.2018. Hyn në fuqi 01.01.2019

